ads

Shpërdorim detyre, AMP ndalon efektivin e policisë në Lezhë

Aktualitet | 1 muaj më parë

Një inspektor policie në pikën e kalimit kufitar Hani i Hotiti AMP-së është arresttuar ditën e sotme në Rajoni Shkodër – Lezhë. Sipas njoftimit të AMP-së punonjësi akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, njofton se ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit të punonjësit të policisë Inspektor P.Q., me detyrë Kontrollor pranë Pikës së Kalimit Kufitar Hani i Hotit, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga hetimet rezultoi se punonjësi i policisë nuk ka marrë masat për ndalimin e një shtetasi malazez, i cili gjatë verifikimit nga pika e kontrollit, rezultoi në kërkim nga Interpoli.

Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë dhe përfshirjen e mundshme të punonjësve të tjerë në këtë ngjarje.

 

/rtsh.al/