Alarm për bombë në ambasadën ukrainase në Tiranë. Policia: Njoftimi ishte i rremë!
Pasditen e sotme një e-mail i mbëritur në adresë të Ambasadës Ukrainase në të cilin thuhej se në ambientet e ambasadës ishte vendosur bombë, ka alarmauar shërbimet e policisë dhe Njësinë Antieksploziv.
Menjëherë policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka vijuar hetimet.
Nga verifikimet e bëra në terren dhe pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimeve përkatëse, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë.
Policia e Shteti njofton se, “shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e stafit të ambasadës dhe pas kryerjes së kontrollit dhe verifikimeve përkatëse, ka rezultuar se njoftimi ishte i rremë”.
Gjithashtu thuhet se, shërbimet e Policisë, strukturat e Antiterrorit dhe strukturat e specializuara për Hetimin e Krimit Kibernetik në bashkëpunim me stafin e Ambasadës po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës për rastin.
/rtsh.al/