ads

Vodo: Kryefjalë e negociatave me BE është shteti i së drejtës

Politikë | 1 muaj më parë

“BE-ja nuk ka të njëjtin kriter apo standarde kërkuese me Kapitujt që lidhen me drejtësinë apo shtetin e së drejtës me çështjet e tjera që priten të diskutohet gjatë diskutimeve. Prandaj BE vendos theksin në këtë çështje ndaj kërkon më shumë më tepër krahasuar me disa nga fushat e tjera” kështu deklaroi Teuta Vodo, ish zv/ministrja e drejtësisë.

Në studion e emisionit “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares Sonila Agostini, Vodo tha se, “kjo është faza më teknike dhe tashme në hapim kapitujt themelor të cilët janë baza në fakt të Kapitujve dhe të fundi që do të mbyllen. i përket vendeve kandidatë që aspirojnë , theksoi Vodo, që mund të bëjnë pjesën e tyre duke bërë një lojë të fortë dhe bindëses”.

“Vendet aspirantë nuk është se duhet të bëjnë thjesht një detyre politike, apo ta ndjekin këtë proces si politik por është puna dhe devotshmëria e administratës e vendeve kandidate, marrim këtu Shqipërinë , ë cilat duhet të jenë të përgatitur dhe që të punojnë fortë mbi Kapitujt.

Teuta Vodo, pedagoge në Universitetin e Brukselit tha në një lidhje Skype për emisionin se “duke marr si rast Shqipërinë dhe eksperiencën tim mund të them që ka punuar në fushën e drejtësisë dhe kjo e vë në avangardë atë përsa i takon kësaj fushe me vendet fqinje. Këto janë Kapitujt më të vështirë që do vëzhgohen që gjë tregon seriozitetin e BE-së”.

 

 

/rtsh.al/