ads

“Antikorrupsioni”, Xhafaj: S’ka ndryshime kushtetuese për SPAK

Aktualitet | 2 javë më parë

Kreu i Komisionit Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj tha se vetë ai apo komisioni që drejton nuk do të propozojë asnjë ndryshim kushtetues lidhur me punën e institucioneve të drejtësisë.

Në një konferencë me gazetarët, ku parashtroi një draft paraprak të hartuar nga ekspertët lidhur me ndërhyrjet që duhen bërë në tre shtylla kryesore, mirëqeverisja, korrupsioni dhe sundimin e ligjit, Xhafaj bëri të qartë se nuk ka propozime për ndryshime kushtetuese as për SPAK dhe as për institucionet e tjera të drejtësisë.

“Ndryshime kushtetuese e ligjore: Ndoshta mund te ketë nevojë, sa shohë unë nuk ka te tilla debati publik mund te nxjerre te tilla dhe nga ky draft sa kam parë unë, nuk shoh propozime për ndryshime kushtuese, por shoh nevojën për ndryshime ligjore dhe institucionale, në mirëqeverisje, korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Por kjo mund të ndryshojë me debatin dhe nga ekspertët. Ndryshime kushtuese për drejtësinë nuk ka, përveç atyre që kanë kërkuar vetë institucionet e drejtësisë, nga ne nuk ka të tilla”, tha Xhafaj.

Ky mesazh duke se shkon edhe për opozitën, e cila një nga arsyet kryesore të mosprezencës së saj në komisionin Antikorrupsion ishte pikërisht frika e ndërhyrjes së qeverisë në kompetencat e SPAK.

Xhafaj tha se vetë institucionet e drejtësisë kanë kërkuar ndryshime ligjore në 140 nene që ndikojnë në punën e tyre dhe se do të ketë konsultime me ekspertë për ndryshimet që kanë kërkuar vetë institucionet.

“Sa i përket ligji për SPAK më ka kërkuar vetë SPAK që të ndryshojnë disa gjëra lidhur me kërkesat që ka pasur vetë ai. Vetë institucionet kanë propozuar 140 nene për t’u ndryshuar për institucionet e drejtësisë, unë vetë nuk kam propozime për ndryshime”, u shpreh Xhafaj.

/rtsh.al/