ads

Befason miliarderi Elon Musk me vendimin e fundit: Çipa në trurin e njerëzve në 2022-shin! Jemi në pritje të miratimit të FDA-së

Kuriozitete | 3 vite më parë

Bashkëthemeluesi i Neuralink, Elon Musk, befasoi me deklaratën e tij se kompania e neuroteknologjisë planifikon të vendosë çipa në trurin e njerëzve që nga viti i ardhshëm.  Insider thotë se këto implante do të regjistrojnë dhe njëkohësisht, do të stimulojnë aktivitetin e trurit. Objektivi kryesor është a ii aplikimit për arsye mjekësore, siç është trajtimi i lëndimeve të rënda të shtyllës kurrizore dhe çrregullimeve neurologjike.Miliarderi iu referua suksesit të kompanisë së themeluar prej tij në vitin 2016 në vendosjen e neuroçipeve te majmunët. “Shpresojmë ta kemi këtë sukses edhe tek njerëzit që kanë lëndime të rënda të shtyllës kurrizore si tetraplegjikët dhe ta vëmë në jetë që në 2022-shin. Jemi në pritje të miratimit të FDA-së”, tha Musk. Sipas tij, standartet e Neuralink për implantimin e këtyre pajisjeve janë edhe më të larta nga sa kërkon FDA, kështu që është i bindur se do të ketë dritë jeshile prej saj.