Central diellor në Pogradec
Viti 2024 ka regjistruar një interes të lartë të investitorëve për centrale të mëdhenj fotovoltaikë.
Së fundmi një aplikim i ri është depozituar pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Shoqëritë “REJ” dhe “GREEN ENERGY”, po kërkojnë të ndërtojnë një impiant fotovoltaik në Trebinjë të Bashkisë së Pogradecit me kapacitet të instaluar 30 MW.
Përgjatë këtij vitit numërohen dhjetra aplikime të paraqitur nga kompanitë private. Kapaciteti i parashikuar i instaluar për këto impiante është mbi 210 MW, ndërsa vendndodhja e tyre është e ndryshme nga Fieri, në Kolonjë, në Elbasan, Korçë, Cerrik, etj.
Interesi për investime në energji diellore ka disa vite që ka ardhur në rritje nga ana e investitorëve privatë. Aktualisht, energjia diellore nga impiantet e mëdhenj është pak e shfrytëzuar në Shqipëri. Së fundi në prodhim ka hyrë centrali fotovoltaik i Karavastasë, me fuqi të instaluar 140 MW.
/ rtsh.al /