ads

Çmimet e konsumit, në nivelin më të ulët që nga qershori 2021

Ekonomi | 2 muaj më parë

Niveli i çmimeve në vend ka vijuar një rënie graduale në muajin shtator, duke u ulur në 1.9%, krahasuar me 2% në gusht dhe 2.1% në korrik, sipas të dhënave të  nga Instituti i Statistikave.

Serish rritja më e madhe e çmimeve është ndikuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike”, i cili kontribuoi me 0.94 pikë përqindje në rritjen e përgjithshme.

Në këtë grup ne rritjen e çmimeve kane ndikuar nga nën grupet “zarzavatet përfshirë patatet” që u rritën me 6.5 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4.6 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3.9 %, “mish” me 3.4 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 3%, etj.

Grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” ndikoi gjithashtu pozitivisht me 0,3 pikë përqindje. Përveç grupeve kryesore si ushqimi dhe energjia, ndikime pozitive janë konstatuar edhe në grupet si “Mobilje, pajisje shtëpiake me 0.26 pikë përqindje dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.17 pikë përqindje.

Në të kundërt, sektori i transportit ka pasur një ulje të lehtë, duke kontribuar negativisht me 0.28 pikë përqindje.

Ndërkohë që krahasuar me shatorin e një viti me pare rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4.6 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3.6 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.5 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.7 %. Ndërsa kategoritë si “Mallra dhe shërbime të ndryshme”, dhe Hotele, kafene dhe restorante pësuan rritje me 1.9 % dhe 1.8 % përkatësish. 

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh.al/