ads

“Djathtas 1912”, Enkelejd Alibeaj prezanton partinë e re

Politikë | 1 muaj më parë

Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësit e tij kanë prezantuar sot partinë e re që do të mbajë emrin “Djathtas 1912”. Në një deklaratë për mediat, Alibeaj lexoi Kartën e Parimeve dhe Vlerave të kësaj partie, teksa theksoi se bazohet në pesë shtylla themelore të lirisë: individi, prona, familja, vetëqeverisja dhe besimi.

Vlerat dhe parime që na kanë bërë dhe ua ofrojmë shqiptarëve. U prezantojmë kartën e vlerave dhe parimeve të Djathtas 1912. Ne besojmë në parimet e spektrit të djathtë i cili ka në themelet e tij lirinë e individit si baza e të gjithë e kohezionit shoqëror, ekonomik dhe politik. Për Ne përfaqësimi sa më i drejtpërdrejtë i sovranitetit popullor në çdo nivel të qeverisjes është jetësimi i lirisë”, tha Alibeaj.

Krijimi i kësaj partie vjen vetëm disa muaj para zgjedhjeve të vitit 2025.

/rtsh.al/