ads

INSTAT: 39.6 % e buxhetit të familjeve shkon për ushqim, Dibra me shpenzimet më të ulëta

Ekonomi | 2 muaj më parë

Konsumi mesatar mujor i familjes shqiptare  te përbërë mesatarisht nga 3.7 persona  ka arritur ne vlerën e 91.675 lekë.

Ky tregues rezulton 3,7 % më i lartë se në vitin 2022.

Grupi “ushqime dhe pije jo-alkoolike”, zë vendin kryesore në totalin e shpenzimeve mujore të familjes shqiptare në një vlerë mesatare prej 36.349 lekë, thënë ndryshe një peshë prej 39,6 % në buxhetin e familjes shqiptare. Ne këtë zë nëngrupet me peshën më të madhe në shpenzime anë:  “mish dhe nënprodukte”, “buka dhe drithëra ” dhe “perimet”.

Ndërkohë grupet të cilat kanë njohur rritjen më të fortë të shpenzimeve mujore  krahasuar me vitin 2022 janë “të tjera mallra dhe shërbime”, me 6,2 %, “pije alkoolike dhe duhan” 5,6%;

Një vend ende të vogël në shpenzimet e familjeve shqiptare zë grupi i “shpenzime për banesën, ujë, energji elektrike dhe qira e paguar” me një vlerë mesatare mujore prej 8.904 lekë, çka përbën 9,7 % të totalit të buxhetit.

Sa i përket shpenzimeve mesatare mujore në nivel qarku, Tirana, rezulton dukshëm me konsumin me te larte, mesatarisht 108.098 lekë në muaj. Ndërkohë qarqet e tjera me shpenzime të larta mujore: Korça: 91.034 lekë,  Durrësi: 89.561 lekë

Ndërkohë qarqet me shpenzimet më të ulëta mujore rezultojnë Kukësi me 73.225 lekë • Dibra: 74.479 lekë.

Gazetar: Omer Saraci

/RTSH/