Italia e akuzon për trafik droge, arrestohet në Durrës 45-vjeçarja me qëllim ekstradimin
Aktualitet | 1 muaj më parë
Një grua është arrestuar në Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për pjesëmarrje në një organizatë kriminale për trafikun e drogës. Gjatë operacionit të koduar “Operacionalja 19”, 45-vjeçarja u arrestuar për llogari të drejtësisë italiane.
Ndaj 45-vjeçarës E.Sh., alias E.Sh., Gjykata e Bolonjës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetase në Itali.
/rtsh.al/