ads

Kthupi: Tentuam të kthejmë PD në binarët e 90-tës, por dështuam

Politikë | 1 muaj më parë

Për themeluesin e partisë “Djathtas 1912’, Sali Berisha nuk përfaqëson më të djathtët.

Rezart Kthupin, duke folur për krijimin e partisë së re, tha se, “kemi tentuar individualisht por dhe në grup që të bëjmë të mundur kthimin e PD-së në binarët apo në shinat e partisë që u krijuar në vitin 90’. Dështuam! Dështuam për një arsye sepse PD-ja kurrë nuk arriti në një nivel të demokratizimit të brendshëm që të lejonte ndryshimin e elitave brenda partisë”.

sipas tij, ‘Grupimit Basha’ në PD krijojë një identitet të tijën me vendimin që mori në 9 shtator për të pezulluar z. Berisha dhe krijojë identitetin kundër rrymës që përfaqësonte vetë ish-kreu i PD-së.

“Kjo ka qenë përplasja e madhe dhe ky identitet filloi të formësohej në 9 shtator dhe vazhdoi të kishte një rrugëtim të vetin i cili në 11 qershor 2024 mori një ndarje finale juridike. dhe duhet që ku identitet do të vazhdonte të kishte një rrugëtim politik apo duhet të mbetej peng i një vendimi gjykate.

Në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 nën moderimin e gazetares, Sonila Agostini, Kthupi tha se, përveç elektoratit të zhgënjyer nga opozita, partia e re kërkon votat atyre që quhen’vota gri’ e të papërfaqësuarve.

Ai mohon bashkëpunimin me Berishën në 2025, ku një ndër pikat që i ndajnë është raporti me drejtësinë.

/rtsh.al/