Moti – Moti do të jetë me kthjellime dhe mjegull në lugina. Temperaturat me rritje
E Martë 15 Tetor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me diell dhe vranesira te pakta. Era do të jetë me drejtim veriperendim 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,5-1,5 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 10/23°C
– Zonat e ulëta 12/27°C
– Zonat bregdetare 14/28°C
Kosova për dt. 15 Tetor 2024 do të ketë vranesira mesatare shtresore . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 10°C –12°C në mëngjes deri në 20°C –22°C gradë Celsius në mesditë.
E Mërkurë 16 Tetor 2024
Në vendin tonë moti do të jetë me vranesira mesatare shtresore. Era do të jetë me drejtim veriperendim 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
– Zonat malore 11/23°C
– Zonat e ulëta 13/27°C
– Zonat bregdetare 15/27°C
Meteorologe: Rezarta Xhakollari