Nivele të larta të plumbit dhe kadmiumit u gjetën në çokollata të zeza
Çokollata e zezë dhe produktet e ngjashme të kakaos janë të kontaminuara me plumb dhe kadmium, dy metale neurotoksike të lidhura me kancerin, sëmundjet kronike ose problemet riprodhuese dhe zhvillimore, veçanërisht te fëmijët, sipas një studimi të ri.
Si elemente natyrore të kores së Tokës, plumbi, kadmiumi dhe metale të tjera të rënda gjenden në tokën e kultivuar dhe për këtë arsye nuk mund të shmangen.
Disa zona kanë nivele më të larta toksike se të tjerat, pjesërisht për shkak të përdorimit të tepërt të plehrave që përmbajnë minerale dhe ndotjes së vazhdueshme industriale.
Nivele më të larta në çokollata organike
Por pavarësisht se është rritur në toka me më pak pesticide dhe ndotës të tjerë, versionet organike të çokollatës së zezë treguan disa nga nivelet më të larta, sipas studimit të botuar sw fundmi në revistën Frontiers in Nutrition .
Çokollata e zezë njihet si e pasur me lëndë ushqyese bimore të quajtura flavonoidë, antioksidantë dhe minerale të dobishme, dhe është lidhur me përmirësimin e shëndetit kardiovaskular dhe performancës njohëse.
Ekipi hulumtues pa vetëm produktet e pastërta të çokollatës së zezë, pasi ato përmbajnë sasinë më të madhe të kakaos, dhe nuk zbuloi emrat ose prodhuesit e produkteve të testuara.
“Nivelet mesatare të plumbit dhe kadmiumit në produktet që përmbajnë kakao në studimin e ri janë të barabarta ose më të larta se nivelet mesatare që Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së gjen në ushqimet më të kontaminuara që ekzaminon”, tha Jane Houlihan, drejtoreshë e shkencës dhe shëndetin në Healthy Babies Bright Futures, një organizatë për të reduktuar ekspozimin e foshnjave ndaj kimikateve neurotoksike.
Ajo që e shpëton disi situatën, është se njerëzit konsumojnë sasi relativisht të vogla çokollate. “Çokollata dhe kakaoja janë të sigurta për t’u ngrënë dhe mund të shijohen si ëmbëlsira, siç kanë qenë me shekuj,” tha për CNNi Shoqata Kombëtare e Ëmbëlsirëve të SHBA, e cila përfaqëson industrinë e çokollatës.
I sigurt në sasi të vogla
Studimi i ri analizoi 72 produkte të konsumit të kakaos për plumbin, kadmiumin dhe arsenikun gjatë një periudhe tetë vjeçare në 2014, 2016, 2018 dhe 2020.
Nga produktet e ekzaminuara, 43% tejkaluan nivelin maksimal të dozës së lejuar për plumbin, ndërsa 35% tejkaluan Niveli maksimal i lejueshëm për kadmium, zbuluan studiuesit. Studimi nuk gjeti nivele të konsiderueshme të arsenikut.
Të rriturit e shëndetshëm që kufizojnë marrjen e çokollatës në sasi të vogla nuk duhet të kenë frikë nga ngrënia e saj, tha autori kryesor i studimit Leigh Frame, drejtor ekzekutiv i Zyrës së Mjekësisë Integruese dhe Shëndetit në Universitetin George Washington.
“Një porcion tipik i çokollatës së zezë është 30 gram, kështu që ngrënia e 30 gramëve çdo ditë është një rrezik mjaft i vogël në tablonë e madhe”, tha Frame.
“Por është diçka për të cilën duhet të jemi të vetëdijshëm në rast se jemi rreth burimeve të tjera të ekspozimit ndaj plumbit, si bojë plumbi në një shtëpi të vjetër”, shtoi ai.
/rtsh.al/