Nurellari: Asnjë shkrirje akujsh mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare
Politologu Adri Nurellari, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ bëri të ditur se nuk ende asnjë shkrirje akujsh mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare .Sipas tij, qeveria e Kosovës ka bërë disa lëvizje për uljen e tensioneve dhe po kërkon që të hiqen sanksionet.
“Aktualisht Kosova është e sanksionuar nga BE-ja njësoj si Rusia dhe Bjellorusia. Kurti premtoi se qytetarët e Bosnje- Hercegovinës do të kalojnë pa vizë, në një lëvizje unilaterale, pavarësisht se Bosnja nuk e ka marrë vendimin për të zbatuar marrëveshjen. Gjermania ka lëvizur në këtë drejtim. Është një hap për uljen e tensioneve. Ndërsa mes Tiranës dhe Prishtinës zyrtare nuk shoh tensione, por ka një pauz. Nuk shoh as përmirësim, as përkeqësim. Në takime të mëdha si ai Berlinit ka një lloj kortezie. Kryeministrat flasin. Kemi parë gjeste të tilla, takime Rama- Kurti, por nuk kanë munguar nga Kurti deklarata të ashpra ndaj Ramës. Ka pasur edhe spekulime, sepse Rama dhe Kurti janë takuar e media ka thënë se nuk janë takuar. Nuk kanë rëndësi veprimet simbolike, por vendime konkrete. Për shkrirjen e akujve duhet rikthim te marrëveshjet e pazbatuara. Akujt mes Tiranës dhe Prishtinës duket se janë çimentuar. Nuk pritet të kemi ndryshim.”, tha Nurellari.
/rtsh.al/