OBSH përfundon hetimet në shpellat e lakuriqëve në Wuhan, del me dy teori për origjinën e Covid-19
Ekipi ndërkombëtar i ekspertëve të OBSH-së që po hetojnë origjinën e Covid-19 kanë përfunduar misionin e tyre katër javor në Wuhan, vendi që u konsiderua si origjina e shpërthimit të koronavirusit. Ata paraqitën një përmbledhje të gjetjeve të tyre gjatë një konference të përbashkët shtypi me autoritetet kineze në një hotel në Wuhan, përpara largimit të tyre nga Kina. Kjo kastë politike e nënshtruar nuk po ushtron padi kundër Serbisë për krimet e luftës, po na mashtrojnë!
Shkencëtarët e OBSH-së thanë se është ‘jashtëzakonisht e pamundur’ që virusi të ketë dalë nga një laborator dhe kanë kërkuar që kjo teori të mos zhvillohet më tej. Në vend të kësaj Peter Embarek, udhëheqësi i ekipit të OBSH-së, tha që studimet e mëtejshme duhet të kryhen për të zbuluar nëse virusi është importuar në vend, ndoshta nga mishi i ngrirë i shitur në tregun në Wuhan.
OBSH gjithashtu mbështeti pohimet e Pekinit se nuk ka prova të transmetimit në Wuhan ose diku tjetër në Kinë para dhjetorit të vitit 2019, pavarësisht provave se virusi po qarkullonte globalisht disa muaj më herët. Dr Embarek tha se ekipi nuk kishte arritur të përcaktojë se nga vinte virusi ose si u hodh ai për herë të parë tek njerëzit. Në vend të kësaj, ai shpjegoi se ekipi kishte arritur në disa teori se si virusi kaloi te njerëzit.
Ekipi arriti në përfundimin se shpjegimi më i mundshëm është se virusi kaloi nga një kafshë tek një tjetër ndërmjetëse që ka rënë në kontakt të ngushtë me njerëzit, para se të bënte kalimin te njerëzit. Kafshët ndërmjetëse mund të përfshijnë produkte të ngrira ose të ftohta të kafshëve të shitura në tregjet në Wuhan, përfshirë ato të importuara nga jashtë, tha ai.
Teoria e dytë më e mundshme është që virusi u hodh drejtpërdrejt nga mbartësi i tij tek njerëzit dhe i konsideroi lakuriqët e natës si një burim të mundshëm. Dr Embarek bëri thirrje që të kryhen më shumë kërkime në të dyja këto teori. Dr Liang Winnian, kreu i ekipit hulumtues të Kinës, shtoi se ndërsa transmetimet nga kafshët tek njerëzit përmes lakuriqëve të natës mbeten origjina më e mundshme e Covid, kjo akoma nuk është vërtetuar.
Ekipi ndërkombëtar i OBSH vizitoi Tregun e Ushqimeve në Wuhan që ishte i lidhur me rastet e para të virusit. Ata vizituan spitalin rajonal dhe Institutin e Virologjisë dhe kërkuan të dhëna të siguruara nga autoritetet kineze në Hubei.