Operacionet plastike, Elbasani: Kam përzënë vajzat 20-22 vjeçe, tentohet transformimi i pamjes
Moderatorja, njëherësh pedagogia e stomatologia Eda Elbasani e ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” për të diskutuar se deri në çfarë masë duhen bërë operacionet plastike, u shpreh se shumica e pacientëve i kërkojnë ndërhyrjet menjëherë dhe shkojnë drejt transformimit.
Elbasani ka ndarë eksperiencën e saj me disa vajza të moshës 20-22 vjeç të cilat ajo nuk i ka pranuar për t’i kryer ndryshime në portret.
Sipas Elbasanit, një rëndësi të madhe duhet të zërë mirëmbajtja dhe më pas përmirësimet e pamjes.
“Ndërhyrjet kirurgjikale dhe joinvazive e ndihmon të ndjerit më mirë me veten. Në diskutim kemi shqetësimin për rritjen e numrit te të rinjtë dhe kërkesën e lartë për shumica e pacientëve e duan gjënë tani dhe nuk presin shumë. Në këtë botë “fast” që jetojmë, shpesh e duan dhe te ndërhyrjet estetike këtë. Në momentin që ti këshillon se do të duhet të ushqesh lëkurën, pastaj të bëjmë përmirësimet e pamjes. Unë tentoj te mirëmbajtja më shumë. Nuk mund ta bësh dikë si dikush tjetër. Kam pasur raste që i kam përzënë gocat e reja që duan ndryshime në portret për të cilat do të pendohen më vonë. Bota ka vendosur ligje për të cilat ka një kufizim, nën 18-vjecc nuk bëhet. Por nëse ka një asimetri me të cilat t’i mund ta ndihmosh, nuk ka asnjë kundraindikacion. Logjika është për të mos abuzuar. Këtu është problem se në transformimin e vetë nuk ndalen, aq sa bëhen të panjohshme”, tha moderatorja, njëherësh pedagogia e stomatologia Eda Elbasani e ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare”.
/rtsh.al/