Protestat e opozitës- Mblidhet grupi i PS, Peleshi-deputetëve: Kriza nuk është e jona
Deputetët e Partisë Socialiste janë udhëzuar të vijojnë aktivitetin e tyre parlamentar normal pa u shqetësuar nga aksioni opozitar i mosbindjes civile.
Porosia iu është dhënë sot në mbledhjen e grupit parlamentar socialist nga kryetari Niko Peleshi.
Ky i fundit, sipas informacioneve siguruar nga RTSH, iu është drejtuar deputetëve socialistë duke iu thënë se “kriza nuk është e jona, dhe as e parlamentit, e si rrjedhojë nuk duhet të ndikojë”.
Mbledhja ka qenë e shkurtër dhe ka përfunduar me diskutimet e axhendës në komisione dhe seancë.
Pas arrestimit të deputetit Ervin Salianji, opozita reagoi ashpër duke protestuar dhunshëm në seancat e fundit plenare të cilat u shoqëruan edhe me djegien e karrigeve të Kuvendit.
Përveç rastit të Salianjit, demokratët bënë thirrje gjithashtu për lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak, i cili u vendos nën hetim nga SPAK për dyshime për korrupsion.
Në protestën e mbajtur pak ditë më parë, protestuesit janë përplasur me policinë dhe hodhën molotov kundrejt godinave qeveritare. Opozita e konsideroi këtë si mosbindje civil, ndërsa paralajmëroi se do shkojnë deri në grevë urie.
/RTSH/