ads

Revolucion për të sëmurët me HIV/AIDS, trajtimi i ri do të merret vetëm dy herë në vit

Lifestyle | 4 muaj më parë

Lufta e gjatë kundër HIV/AIDS mund të ketë tashmë një armë të re të fuqishme. Një medikament i ri, i marrë me injeksion dy herë në vit, premton shumë në parandalimin e infeksioneve të reja me HIV dhe do të lehtësonte procesin e trajtimit pasi pacientët aktualisht duhet të marrin mjekim të përditshëm.

Ky ilaç quhet Lenacapavir dhe është bërë nga prodhuesi i barnave Gilead Sciences Inc, i cili kohët e fundit ka deklaruar se në një provë klinike me rreth 2000 pacientë në Afrikën e Jugut dhe Ugandë, asnjë person që merrte ilaçin nuk ishte i infektuar me HIV.

Ky është raundi i parë i të dhënave të gjeneruara nga programi “PURPOSE” i Gilead, një program prej pesë provash për parandalimin e HIV-it që po kryhen në mbarë botën.

“Me zero infeksione dhe efikasitet 100%, lenacapavir-i do të merret dy herë në vit dhe ka demonstruar potencialin e tij si një mjet i ri i rëndësishëm për të ndihmuar në parandalimin e infeksioneve me HIV ”, tha shefi i mjekësisë së Gilead, Dr. Merdad Parsey, në një njoftim për shtyp duke shpallur rezultatet.

Shpresa është që një injeksion dy herë në vit, i cili është shumë më i përshtatshëm se marrja e pilulave të përditshme, do të jetë një revolucion i fuqishëm parandalues ​​ për këtë sëmundje infektive.

/rtsh.al/