ads

Rritja e trajtimit financiar, përfitojnë nga forcat speciale deri te mjekët e infermierët e FA

Aktualitet | 1 muaj më parë

Qeveria shqiptare ka miratuar rritjen e trajtimit financiar për një sërë kategorish në Forcat e Armatosura, nga ku përfitojnë nga forcat speciale deri te personeli i mjekëve dhe infermierëve që shërbejnë në uniformën ushtarake.

Këto struktura konsiderohen asete kombëtare brenda Forcave të Armatosura, ndërsa sipas Ministrisë së Mbrojtjes përmirësimi i trajtimit financiar do të rrisë jo vetëm motivimin e efektivëve aktualë, por shërben edhe si një nxitje për të gjithë të rinjtë për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura.

Konkretisht nga trajtimi i ri financiar brenda Forcave të Armatosura përfitojnë efektivët e Forcave Speciale, ato Komando, zhytësit e FD, skuadrat e kërkim – shpëtimit, specialistët e Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë, Policia Ushtarake, e deri te mjekët dhe infermierët që shërbejnë në uniformë, të cilët do të marrin një shtesë të re mbi pagën.

– Efektivët e Forcave Speciale do të kenë trajtim financiar shtesë që shkon deri në 40000 lekë në muaj;

– Forcat Komando 30000 lekë në muaj;

– Efektivët e kërkim – shpëtimit do të marrin deri në 30000 lekë në muaj shtesë mbi pagën;

– Efektivët e Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese (EOD) do të marrin deri 25000 lekë shtesë në muaj;

– Efektivët e Mbrojtjes nga Armët e Dëmtimit në Masë (MADM) do marrin deri në 25000 lekë në muaj;

– Efektivët e Policisë Ushtarake do marrin deri në 25000 lekë në muaj

– Për mjekët është përcaktuar që të kenë një trajtim financiar shtesë deri në 25000 lekë në muaj, ndërsa për infermierët deri në 18000 lekë shtesë mbi pagën në muaj.

/rtsh.al/