ads

Rutte konfirmon prezencën e trupave koreano-veriore në Rusi: Kërcënim për sigurinë euro-atlantike

Botë | 4 javë më parë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte ka deklaruar se trupat e Koresë së Veriut janë dërguar në Rusi dhe se njësitë ushtarake janë vendosur në rajonin e Kurskut,  rajon në kufi me Ukrainën.

Rutte u shpreh se dislokimi i trupave të Koresë së Veriut përfaqëson një përshkallëzim të rëndësishëm në përfshirjen e vazhdueshme të saj në luftën e Rusisë, si dhe sipas NATO, shkel rezolutën e Këshllit të Sigurimit të OKB-së.

NATO i ka bërë thirrje Rusisë dhe Koresë së Veriut që të ndërpresin menjëherë këto veprime.

Thellimi i bashkëpunimit ushtarak midis Rusisë dhe Koresë së Veriut është një kërcënim për sigurinë Indo-Paqësor dhe Euro-Atlantik. Ai minon paqen në Gadishullin Korean dhe nxit luftën ruse kundër Ukrainës. Pheniani tashmë e ka furnizuar Rusinë me miliona municione dhe raketa balistike që po nxisin një konflikt të madh në zemër të Evropës dhe po minojnë paqen dhe sigurinë globale. Në këmbim, [Presidenti] Putin po i ofron Koresë së Veriut teknologji ushtarake dhe mbështetje tjetër për të anashkaluar sanksionet ndërkombëtare.

Kjo nënvizon rëndësinë e demokracive që qëndrojnë së bashku për të mbështetur vlerat tona dhe për të përballuar sfidat tona të përbashkëta të sigurisë, por vendosja e trupave të Koresë së Veriut në Kursk është gjithashtu një shenjë e dëshpërimit në rritje të [Presidentit] Putin. Mbi 600,000 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur në luftën e [Presidentit] Putin dhe ai nuk është në gjendje të përballojë sulmin e tij ndaj Ukrainës pa mbështetjen e huaj. Kjo për shkak se ukrainasit po luftojnë me guxim, qëndrueshmëri dhe zgjuarsi”, deklaroi Rutte.

/rtsh.al/