ads

Safet Gjici kërkon lirimin nga burgu, shkak gjendja shëndetësore. Gjykata kërkon ekspertimin mjeko-ligjor

Aktualitet | 1 muaj më parë

Gjykata e Elbasanit ka shqyrtuar këtë të hënë (14 tetor) kërkesën e ish kryebashiakut të Kukësit Safet Gjici, i cili kërkon lirimin e tij nga burgu.  

Trupi gjykues dëgjoi pretendimet e avokatit të Gjicit dhe vendosi mbledhjen e më shumë informacioneve lidhur me gjendjen shëndetësore të ish kryebashkiakut. Seanca e radhës për trajtimin e kësaj kërkese është vendosur të mbahet më 11 nëntor në orën 13.00.

Pala mbrojtëse ka pretenduar se i dënuari Safet Gjici deri më tani ka kryer 2 vite burgim nga 3 vite totale, ku pjesën e mbetur të dënimit ta kryej në banesën e tij. Arsyeja mbetet ajo shëndetësore ku Gjici për shkak të gjendjes së tij të renduar psikologjike është rënduar dhe aktualisht është diagnostikuar me probleme kadiovaskulare dhe diabet, ku i dënuari ka marrë mjekim në spitalin e burgut.

Lidhur me këtë situatë, gjyqtarja Suela Lika ka kërkuar ekspertimin mjeko-ligjor për të vërtetuar sëmundjen e të dënuarit Gjici, duke marrë kartelat e tij para se të dënohej, në kohën e paraburgimit dhe në momentin kur po vuan dënimin në burgun Kosova në Lushnjë.

Gjykata ka kërkuar nga burgu që të tregojë edhe një herë dinamiken e të dënuarit Gjici me qëllim informacion më të saktë. Prokuroria gjithashtu ka pranuar kërkesat e mbrojtjes duke kërkuar mbledhjen e sa më shumë informacioneve lidhur me gjendjen shëndetësore të ish kryebashkiakut të Kukësit.

Ish-kryebashkiaku u dënua në qershor 2024 me 3 vite burg për shpërdorim detyre. Ai akuzohet se ka përfituar favore seksuale nga Alma Kaçi, duke i premtuar kësaj të fundit një projekt për qentë endacakë të qytetit.

/rtsh.al/