ads

Samiti i 10-të i Procesit Berlinit, gazetarja Shkodrani: Fonde të konsiderueshme për Ballkanin

Politikë | 1 muaj më parë

Kryeministri Edi Rama dhe krerë të shteteve dhe qeverive të pesë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe të Bashkimit Evropian do të marrin sot pjesë në Samitin e 10-të të Procesit të Berlinit.

Gazetarja Denada Shkodrani ka sjellë detaje për RTSH 24, ku ka bërë me dije se Samiti do të fokusohet te bashkëpunimi dhe agjenda e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Në këtë samit pritet të nënshkruhet gjithashtu edhe marrëveshja me planin e veprimit për një treg të përbashkët rajonal 2025–2028.

Më 2022 u risoll vëmendja te Procesi i Berlinit me luftën në Ukrainë. Kancelari Sholz dhe Makron u rikthyer fuqishëm me projektin e BE për përafrimin e vendeve që janë pjesë e saj.

Agjenda sot do të vijojë me mbërritjen e liderëve në hyrje të kancelarisë gjermane në 09:30. Për të vijuar me takimet ku do fokusohen në çështje që kanë të bëjnë me energjinë e gjelbër, ndërlidhjen dhe çështje të tjera të energjisë, proces ky që i paraprin përafrimit të legjislacionit të 6 vendeve të BP me atë të BE. Do vijojë më pas me nënshkrimin e  një marrëveshje që konsiston me planin e  veprimit të përbashkët të tregun rajonal 2025-2028”, deklaroi Shkodrani.

Kjo e fundit theksoi se pritet gjithashtu që të ketë një  mbështetje të madhe financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai shtoi se në kuadër të këtij projekti të iniciuar nga Presidentja e KE, Ursula fon der Lajen (Von der Leyen) vendet e Ballkanit Perëndimor do marrin fonde të konsiderueshme, ku konkretisht Shqipëria pritet të përthithë 1 mld euro që do jenë kryesisht grante dhe financime, një kredi e butë e BE për të përmbushur reformat që do duhen në Bashkimin Evropian.

Shkodrani bëri me dije më tej se më 15 tetor do të mbahet në Luksemburg tryeza e cila do të çelë konferencën ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së ku pritet të merret drita jeshile për kapitullin kryesor që ka të bëjë me zbatimin e shtetit të së drejtës, administratën publike, prokurimin publik dhe çështje që kanë të bëjnë në themel të shtetit të së drejtës.

Është grup kapitulli i parë dhe më i vështiri. Duket se ambicia e Shqipërisë dhe qeverisë, Kryeministri Rama parashikon që ky rrugëtim të përfundojë gjithë grup kapitujt deri në 2028”, deklaroi Shkodrani.

Rezultatet e samitit do të prezantohen në një konferencë të përbashkët për shtyp nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të cilët gjithashtu do të marrin pjesë në samit në emër të BE-së.

/rtsh.al/