ads

Samiti i 10-të i Procesit të Berlinit, Rama takime me drejtues të lartë të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor

Politikë | 1 muaj më parë

Samiti i 10-të i Procesit të Berlinit do të mbahet të hënën në Berlin, ku do të marrin pjesë përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të BE-së. Samiti do të fokusohet në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal.

Përveç krerëve të shteteve dhe qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – marrin pjesë edhe vendet anëtare të BE-së të përfshira në proces, duke përfshirë edhe Kroacinë, e cila ka qenë e përfshirë që nga fillimi. Në këto takime do të jetë i pranishëm edhe kryeministri, Edi Rama. 

Samiti do të fokusohet në bashkëpunimin rajonal, një treg të përbashkët rajonal dhe agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Në takim do të nënshkruhet edhe një deklaratë e përbashkët për një plan të ri veprimi për një treg të përbashkët rajonal dhe një marrëveshje për rritjen e aksesit në institucionet e arsimit të lartë në rajon.

Rezultatet e samitit do të prezantohen në një konferencë të përbashkët për shtyp nga kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të cilët gjithashtu do të marrin pjesë në samit në emër të BE-së.

Çfarë është Procesi i Berlinit

Procesi i Berlinit filloi në vitin 2014 nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe qëllimi kryesor i formatit që në fillim ka qenë t’u mundësojë vendeve të Ballkanit Perëndimor të afrohen më shumë me BE-në, në mënyrë që të përmbushin premtimin e bërë në BE nga Samiti në Selanik në vitin 2003, kur këtyre vendeve iu premtua anëtarësimi në BE.

Vitet e fundit, Procesi i Berlinit ka fituar rëndësi për shkak të ndikimit në rritje të fuqive si Rusia, Kina dhe Turqia në rajon, të cilin BE-ja dëshiron ta parandalojë.

Disa nga arritjet më të mëdha të Procesit të Berlinit janë nënshkrimi i një marrëveshjeje për bashkëpunim ekonomik rajonal, për heqjen e vizave dhe për njohjen reciproke të diplomave.

Qëllimet

Qëllimet e Procesit u përshkruan në Deklaratën politike të Kryesimit Gjerman: “Të bëjmë progres shtesë real në procesin e reformës, në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bilaterale dhe të brendshme dhe në arritjen e pajtimit brenda dhe midis shoqërive në rajon”, si  dhe për të rritur “bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe vendosjen e bazave për një rritje ekonomike të qëndrueshme”.

Procesi i Berlinit zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare të përfshira në këtë proces – Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia, Sllovenia dhe Mbretëria e Bashkuar. Kjo inicijativë plotëson procesin institucional të integrimit në BE të vendeve individuale, bazuar në miratimin e acquis communautaire.

Agjenda e konektivitetit ose lidhshmerise së Procesit i referohet lidhjes së njerëzve (dimensioni shoqëror), ekonomive (dimensioni ekonomik) dhe shteteve (dimensioni politik) te rajonit. Brenda kësaj agjende, Procesi deri më tani ka prodhuar nisma dhe projekte në fushat e transportit dhe infrastrukturës, lidhjes ekonomike, bashkëpunimit të të rinjve dhe bashkëpunimit midis bizneseve dhe midis shoqërive civile të Ballkanit Perëndimor. Ajo gjithashtu frymëzoi bashkëpunimin ndërqeveritar përmes nismave të ngritura gjatë veprimit të saj: Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor (RYCO), Forumi i Investimeve dhe Odave ekonomike të Ballkanit Perëndimor (ËBCIF) si dhe Fondi i Ballkanit Perëndimor (ËBF).

Krahas takimeve të zyrtarëve më të lartë qeveritarë (Seria e Samiteve të Ballkanit Perëndimor), Procesi i Berlinit përfshin takimet e përfaqësuesve të organizatave rajonale të shoqërisë civile (Forumi i Shoqërisë Civile të Samiteve të Ballkanit Perëndimor), organizatat rinore (Forumet Rinore) dhe shoqatat e biznesit (Forumet i biznesit).

Procesi i Berlinit filloi me Konferencën e Berlinit ne vitin 2014, e cila u pasua nga Samiti i Vjenës 2015, Samiti i Parisit 2016, Samiti i Triestes 2017, Samiti i Londrës 2018, Samiti i Poznanit 2019 dhe Samiti i Sofjes 2020.

Nisma përfshin gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor që janë kandidatë për anëtarësim në BE (Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria) ose kandidatë të mundshëm (Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë), disa anëtarë të BE-së, dmth: Gjermania, Italia, Polonia dhe Sllovenia dhe Mbretëria e Bashkuar.

10-vjetori i Procesit të Berlinit

Agjeda

*14 Tetor 2024, ora 09.30, Berlin, Kancelaria Federale

*09.30 – 10.00 Mbërritja e delegacioneve, përshëndetje nga Olaf Scholz, Kancelar i Federatës Federale Republika e Gjermanisë

*10.00 – 10.15 Hapja dhe ndërhyrja zyrtare nga kancelari Scholz

Ndërhyrja e KOM

*10.15 –11.15 Sesioni 1: Bashkëpunimi rajonal dhe tregu i përbashkët rajonal

formati: 1+2

*11.15 – 11.30 Foto në grup dhe pushim kafeje

*11.30 – 12.20 Sesioni 2: Axhenda e Gjelbër, Lidhshmëria, Energjia

formati 1+2

*12.20 – 12.35 Ceremonia e nënshkrimit

Ceremonia e nënshkrimit

*12.35 – 13.00 Diskutim me përfaqësues të Forumit Rinor dhe të Shoqërisë Civile

Forumi

*13.00 – 14.00 Dreka (vetëm krerët e qeverive)

Tema: E ardhmja e Procesit të Berlinit; formati: 1+0, Salla e banketeve

*14.00 – 14.30 Konferencë për shtyp

N1info/ /rtsh.al/