ads

Spiropali në Gjenevë, takim me homologët e Turqisë, Australisë dhe Azerbajxhanit

Politikë | 1 muaj më parë

Gjatë pjesëmarrjes në sesionin e 149 të Asamblesë së Unionit Ndër-Parlamentar në Gjenevë, Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, u takua me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, z. Numan Kurtulmuş, Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Australisë, z. Milton Dick, dhe Kryetaren e Parlamentit të Azerbajxhanit, znj. Sahiba Gafarova.

Me kryeparlamentarin turk Kurtulmuş, Kryetarja Spiropali bisedoi mbi partneritetin strategjik, bashkëpunimin në NATO, marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, miqësinë mes popujve tanë dhe bashkëpunimin mes Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare për nxitjen e këtyre marrëdhënieve.

Me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Australisë, z. Milton Dick, znj. Spiropali diskutoi mbi zgjerimin e marrëdhëniet dypalëshe dhe intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar.

Me Kryetaren e Parlamentit të Azerbajxhanit, znj. Sahiba Gafarova, u diskutua mbi bashkëpunimin parlamentar si nxitës i marrëdhënieve dypalëshe, bashkërendimin e qëndrimeve të përbashkëta në organizatat dhe forumet ndërkombëtare dhe rikonsiderimin e kërkesës për njohjen e Kosovës.

 

/rtsh.al/